Dell e rifreskon linjën e laptopëve Vostro me modelet e reja 5000 dhe 7000
teknologji
Dell e rifreskon linjën e laptopëve Vostro me modelet e reja 5000 dhe 7000

Dell e rifreskon linjën e laptopëve Vostro me modelet e reja 5000 dhe 7000

Dell ka prezantuar modelet Vostro 13 5000 dhe Vostro 15 7000, modelet më të fundit në familjen Vostro të laptopëve të dizajnuar për profesionistët afaristë. Të dy modelet 13 dhe 15- inçëshe kanë rezolucione Full HD dhe korniza të ngushta, raporton Neowin.

Vostro 13 5000 promovohet si modeli më i hollë Vostro, i cili deri më tani është prodhuar nga Dell, me një peshë prej 1.18 kg dhe një trashësi prej 14.9 milimetra. Laptopi e ka një ueb kamerë të re 2.7mm HD, Waves MaxxAudio Pro dhe softuer SmartByte, për të cilin Dell thekson se ofron video përvojë të përmirësuar.

Një model pak më i fuqishëm në ofertë është Vostro 15 7000, i cili premton performancë të përmirësuar me procesorë gjashtëbërthamësh Intel Core i7 Coffee Lake-H dhe kartelë grafike Nvidia GeForce GTX 1650. Ofrohet edhe pakoja opsionale me tre drajve për ruajtje të të dhënave, si dhe bateri 97Wh.

Të dy laptopët e kanë një sensor opsional single-on të gjurmëve të gishtave dhe çip burimor të sigurisë Trusted Platform Module (TPM 2.0), shkruan KOHA Ditore.

Dell Vostro 13 5000 do të shitet për 849 dollarë, ndërsa Vostro 15 7000 do ta ketë çmimin fillestar prej 1.149 dollarësh. Të dy laptopët mbërrijnë më 16 maj.

© ZHURNAL 03.05.2019, 10:49 | L.E. | 627 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."