Dieta me katër perimet që ndihmojnë në eleminimin e yndyrnave
medicina
Dieta me katër perimet që ndihmojnë në eleminimin e yndyrnave

Dieta me katër perimet që ndihmojnë në eleminimin e yndyrnave

Mos prit më gjatë dhe elemino yndyrën e akumuluar në mënyrë të natyrshme dhe pa rreziqe për shëndetin tënd.

Në këtë artikull ju paraqesim perimet që duhet të konsumoni për të humbur peshë e për t’u përgatitur për verën që po presim

Harroni dietat me të cilat mbeteni gjithë kohën të uritur dhe përqendrohuni tek këto perime:

Spinaqi- Kjo lloj perimeje përmban fare pak kalori dhe karbohidrate, por është shumë e pasur me fibra, një karakteristikë thelbësore për të aktivizuar stomakun dhe për të patur tretje më të mirë. Mund ta shtosh spinaqin në vaktet e tua edhe si antipastë, apo sallatë.

Lakra- Lakra përmban shumë fibra dhe protein, ndaj do të të ndihmojë të eleminosh toksinat dhe ndërkohë, është edhe e shijshme.

Brokoli- Brokolit kanë cilësi antioksiduese dhe antiinflamatore, të cilat krijojnë një efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit. Këto perime evitojnë kapsllëkun e ndërkohe kanë shumë fibra që ndihmojnë në eleminimin e helmeve të trupit.

Domatja- Përmban sasi të mëdha të likopenës dhe vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të metabolizmit duke eleminuar yndyrnat.

© ZHURNAL 03.05.2019, 11:26 | L.E. | 1,367 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."