Ky është ushqimi që po ndihmon kundër fryrjes dhe kapsllëkut
medicina
Ky është ushqimi që po ndihmon kundër fryrjes dhe kapsllëkut

Ky është ushqimi që po ndihmon kundër fryrjes dhe kapsllëkut

Thjerrëzat janë të pasura me fibra, proteina, zink, hekur, kalium, folate dhe vitamina B. Në fakt, vetëm ¾ e një filxhani me thjerrëza sigurojnë 12 gram fibra dhe 13 gram proteina.

Thjerrëzat vijnë në shumë varietete nga ato të të gjelbrat e errët, deri te lloji i vogël i kuq ! Këta të fundit janë prefektë për supa, ndërsa ato të gjelbrat janë më të përshtatshme për sallatë, transmeton shekulli.

Përfitimet shëndetësore të thjerrëzave:

Menaxhimi i diabetit

Thjerrëzat i përkasin familjes së fasules, të njohura për vlerat e tyre ushqyese. Fibrat  dietike ndihmojnë në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak dhe ngadalësojnë shkallën në të cilën ushqimi absorbohet nga gjaku, duke ruajtur vazhdimisht nivelin tuaj të sheqerit.

Aparati tretjes

Niveli i lartë i fibrave bën që këto kokrra të thithin ujin në traktin tuaj të tretjes, duke “gllabëruar” dhe duke eliminuar mbeturina jashtë traktit të tretjes. Kjo i bën thjerrëzat një ushqim i mirë kundër fryrjes, kapsllëkut, zorrëve të irrituara etj.

Shëndeti i zemrës

Disa studime kanë treguar se konsumimi i ushqimeve me fibra si thjerrëzat, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, thjerrëzat janë një burim i madh i magnezit dhe folateve,  të cilat janë kontribuuese  të mëdha në shëndetin e zemrës.

Parandalon kancerin

Seleni i cili gjendet tek thjerrëzat ndihmon në parandalimin e inflamacionit, duke përmirësuar përgjigjen imune ndaj infeksioneve  dhe duke zvogëluar normat e rritjes së tumorit, duke stimuluar prodhimin e qelizave që shkatërrojnë qelizat e këqija. Gjithashtu ky mineral  ndihmon në detoksifikimin e disa komponimeve që shkaktojnë kancer në trupin tuaj.

Të pasura me hekur

Thjerrëzat rekomandohet sidomos për gratë gjatë ciklit menstrual,  të cilat janë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit. Mund të jenë një zëvendësuese e mirë e mishit, pasi thjerrëzat janë një burim i mirë proteinash dhe nuk janë të pasura me kalori dhe yndyra. Hekuri është një komponent i rëndësishëm i hemoglobinës, që transporton oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha qelizat e trupit.

© ZHURNAL 03.05.2019, 11:28 | L.E. | 2,279 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."