Google manualisht ka analizuar 1 milionë video për përmbajtje terroriste
teknologji
Google manualisht ka analizuar 1 milionë video për përmbajtje terroriste

Google manualisht ka analizuar 1 milionë video për përmbajtje terroriste

Në tre muajt e parë të 2019-ës Google manualisht ka analizuar mëse 1 milionë video me përmbajtje të dyshuara “terroriste” në YouTube.

Nga videot e analizuara, 90 mijë shkelnin politikat e kompanisë. Kjo do të thotë se afro 9% e 1 milion videove janë fshirë duke sugjeruar se identifikimi i përmbajtjeve të ndaluara do të jetë një mal për tu ngjitur për kompaninë.

Google gjithashtu tha se afro 10,000 njerëz po punojnë në vlerësimin e përmbajtjeve dhe shpenzon qindra miliona dollarë në këtë drejtim.

Google, Facebook, Twitter dhe Microsoft u është kërkuar të zbulojnë buxhetet e tyre kundër përmbajtjeve terroriste.

“Qindra miliona dollarë” është shifra më e qartë që kemi deri më sot. Pas atentatit në xhaminë Christchurch në Zelandën e Re, mediat social janë vendosur akoma më në presion për të monitoruar përmbajtjet.

Videoja e atentatit ngarkohej në YouTube çdo një sekond. Që atëherë Australia ka krijuar një ligj për të mbajtur kompanit e medias sociale përgjegjës për heqjen e përmbajtjeve terroriste brenda një ore. /PCWorld Albanian

© ZHURNAL 03.05.2019, 15:41 | L.E. | 666 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."