Fileto tune në fara sezami
receta
Fileto tune në fara sezami

Fileto tune në fara sezami

Përbërësit

200 gr fileto tune

40 gr sezam të bardhë dhe të zi

3 gr kripë

20 ml vaj ulliri

 

 

Udhëzimet

Hapi 1

Fileton e tunës prejeni në shirita të gjera 2 cm, kriposini dhe kalojini në farat e sezamit.

 

Hapi 2 

Piqini në vaj ulliri nga 30 sekonda në secilën anë (mesi i peshkut duhet të mbetet i papjekur).

 

Hapi 3 

Shoqërojeni me një sallatë freskuese ku keni shtuar agrume ose uthull balsamike, pure patatesh dhe salcë të bërë nga vera e zezë dhe mjalta.Ju bëftë mirë./meshije.com

© ZHURNAL 03.05.2019, 16:15 | L.E. | 526 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."