Pulë e mbushur me gorgonzola
receta
Pulë e mbushur me gorgonzola

Pulë e mbushur me gorgonzola

Përbërësit 

500 gr Gjoks pule

200 gr djath gorgonzola

1 filxhan troshka buke/galetë

vaj

kripë dhe piper i zi

 

Udhëzimet

Hapi 1

Gjoksin e pulës rraheni mirë me çekan kuzhine.

 

Hapi 2

Kriposeni, piperoseni dhe mbusheni me djathin gorgonzola.

 

Hapi 3

Pastaj mbështilleni mirë në formë roleje.

 

Hapi 4

Sipas nevojës, roletë përforcojini me rrëmojsa/kleçka dhëmbësh.

 

Hapi 5

Më pas kalojini në troshka buke.

 

Hapi 6 

Fërgojini në vaj derisa të skuqen mirë. Ju bëfshin mirë./meshije.com

© ZHURNAL 04.05.2019, 11:40 | L.E. | 773 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."