Tortë me 4 përbërës
receta
Tortë me 4 përbërës

Tortë me 4 përbërës

Përbërësit

250 gr biskota të bluara

100 gr gjalpë

400 gr krem çokollate

500 gr krem djath

 

Udhëzimet

 

Hapi 1

Gjalpën bëjeni bashkë me një lugë gjelle krem dhe shkrijeni në avull.

 

Hapi 2

Në këtë përzierje, vendosini biskotat e bluara. Përziejeni mirë e më pas lëreni në frigorifer që të forcohet.

 

Hapi 3 

Pjesën e mbetur të kremi bëjeni bashkë me krem djathin dhe miksojeni me mikser.

 

Hapi 4

Masën e fituar gjithashtu vendoseni në frigorifer.

 

Hapi 5 

Pastaj masën me biskota shtrojeni në enën adekuate. Sipër bazës me biskota shtroni bazën me krem.

 

Hapi 6

Para servimit, torten lëreni të pushojë në frigorifer. Ju bëftë mirë/meshije.com

© ZHURNAL 04.05.2019, 14:01 | L.E. | 1,486 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."