Ulja e temperaturave nuk do t’i dëmtojë të mbjellat
ekonomi
Ulja e temperaturave nuk do t’i dëmtojë të mbjellat

Ulja e temperaturave nuk do t’i dëmtojë të mbjellat

Shkup, 4 maj - Reshjet në javët e fundit, si dhe moti i ngrohtë për këtë kohë të vitit do të sjellin një vit të frytshëm në bujqësi. Agro-meteorologët për Alsat kanë deklaruar se këtë pranverë moti është optimal për zhvillimin e kulturave bujqësore.

Pas thatësirës në fillim të pranverës, reshjet gjatë periudhës së kaluar e plotësuan lagështinë dhe shpëtuan të korrat që ishin në rrezik. Reshjet që priten gjatë fundjavës do të sjellin më shumë lagështi në tokë, si dhe mbushjen e akumulimeve të ujit që do të nevojiten gjatë verës.

Ftohje e lehtë e motit pritet në mes të javës së ardhshme, por sipas agro-metereologut Angelko Angeloski edhe pse priten temperatura me minus, në disa rajone kjo nuk do të ndikojë te frutat.

Sipas të dhënave nga Enti Hidrometeorologjik herën e fundit akull dhe temperatura minus në muajin maj janë regjistruar në vitin 1978, edhe atë me datën 17.

© ZHURNAL 04.05.2019, 19:35 | T.E. | 1,238 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."