Del në treg telefoni në formë të “tullës”
teknologji
Del në treg telefoni në formë të “tullës”

Del në treg telefoni në formë të “tullës”

Telefoni i paraqitur nga kompania e baterive, “Energizer”, është i trashë sa tre telefonë të zakonshëm të vendosur mbi njëri-tjetrin, dhe deri tani nuk ka arritur të tërheqë shumë dhurues në “Indiegogo”, që të realizohet prodhimi.

Telefoni që do të prodhohej në bashkëpunim me “Avenir Telecom” kërkonte 1 milionë e 200 mijë dollarë nga investuesit në internet, që të fillonte prodhimin, por vetëm 11 persona e mbështetën, me vetëm 15 mijë dollarë në total.

Prototipi i telefonit u paraqit në shkurt, me 18 mijë mAh bateri, me të cilën mund të kryente telefonata për 90 orë pa ndërprerje. iPhone X, me 2716 mAh, kryen vetëm 21 orë, shkruan ExtremeTech pëcjellë Klan Kosova.

Përveç batrisë, ky telefon do të ishte i zakonshëm, me Android, tre kamera kryesore dhe dy të lëvizshme, për selfie, që do të dilnin ng trupi i telefonit.

© ZHURNAL 04.05.2019, 09:12 | L.E. | 885 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."