Zbulohet data e prezantimit të Volkswagen Golf të ri (Foto)
auto
Zbulohet data e prezantimit të Volkswagen Golf të ri (Foto)

Zbulohet data e prezantimit të Volkswagen Golf të ri (Foto)

Megjithëse është shtyrë data e lansimit, prezantimi do të bëhet në fund të këtij viti.

Shkaku i disa problemeve softuerike, Volkswagen Golf i ri nuk do të del në shitje deri në vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi. Lajmi i mirë është që gjenerata tetë e këtij modeli shumë të pëlqyer, do të prezantohet brenda vitit 2019.

Më herët, ishte thënë se do të prezantohet gjatë shtatorit në Frankfurt Motor Show, krahas një modeli elektrik ID që është i gatshëm për prodhim. Burime të shumta i kanë thënë Automotive News, se ky Golf do të prezantohen në një aktivitet gjatë muajit tetor.

Në të njëjtën kohë edhe prodhimi i gjeneratës së tetë të këtij modeli, do të bëhet në Wolfsburg, në qerekun e tretë të vitit, kanë bërë të ditura burimet.

Deri më tani, Volkswagen Golf është parë disa herë duke u testuar, ndërsa dihet sigurt, se del në shitje gjatë muajit shkurt të vitit që vjen, fillimisht në Gjermani, pastaj edhe në shtete tjera.

© ZHURNAL 04.05.2019, 09:15 | L.E. | 1,772 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."