Si të ndaloni gjakderdhjen nga hundët dhe kur duhet të shqetësoheni
medicina
Si të ndaloni gjakderdhjen nga hundët dhe kur duhet të shqetësoheni

Si të ndaloni gjakderdhjen nga hundët dhe kur duhet të shqetësoheni

Shkaqet më të shpeshta të gjakut i cili del nga hunda janë ajri i thatë dhe ngacmimi i hundës, por kjo është vetëm një pjesë e arsyeve.

Megjithatë, shkaqet e hundës mund të jenë të gjitha nga alergjitë ose nga të ftohtit e zakonshëm ndaj kongjestionit kronik ose infeksionit të sinusit, sipas Mayo Clinic, transmeton Klan Kosova.

Por ka disa raste që derdhja e gjakut nga hundët është një shenjë e një sëmundje apo lëndimit, por shumë rrallë, një hundë e përgjakur mund të jetë e rrezikshme për jetën, veçanërisht tek njerëzit e moshuar.

Por si mund të ndaloni gjakderdhjen nga hunda?

Njerëzit zakonisht mbyllin vrimat e hundës por kjo është e gabuar sipas Jason M. Abramowitz, mënyra e duhur për të ndaluar hundët është që të mbyllni pjesën e hundës pranë vetullave aty ku ndodhet kocka. Kjo do të mbyllë pikërisht vendin ku është presioni i gjakut.

Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Nëse keni provuar të ndaloni gjakderdhjen nga hunda dy ose tre herë pa fat, është koha për të telefonuar ose për të shkuar tek mjekun juaj, thotë Dr. Moghaddassi. Kjo duhet bërë menjëherë veçanërisht nëse gjaku është i kuq i ndezur dhe rrjedh shpejt, shton Dr. Abramowitz.

Si të parandaloni gjakderdhjen nga hundët?

Ju nuk duhet të shqetësoheni se si të ndaloni nëse keni mundësi ta parandaloni atë në radhë të parë. Mënyra ideale për të parandaluar hundët është duke mbajtur hundën të lagësh. Kompresat me ujë të kripur janë një opsion i mirë. Megjithatë, ndërsa thatësia është arsyeja më e shpeshtë për gjakderdhjen nga hundët, alergjitë, inflamacionet, infeksionet dhe presioni i lartë i gjakut në mesin e shkaqeve të tjera janë të mundshme.

© ZHURNAL 04.05.2019, 09:19 | L.E. | 1,352 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."