Ja ndikimi i qepës në përmirësimin e problemeve shëndetësore
medicina
Ja ndikimi i qepës në përmirësimin e problemeve shëndetësore

Ja ndikimi i qepës në përmirësimin e problemeve shëndetësore

Qepa pos shijes së mirë në ushqime ka edhe efekte të jashtëzakonshme në shëndetin tonë.

Sigurisht se ka njerëz që nuk e konsumojnë qepën, por njihuni me disa nga problemet shëndetësore që trajton.

 

Djegjet

Qepa është shumë e dobishme kur vjen puna për djegiet. Prisni një qepë në dy pjesë dhe vendosni një prej gjysmave në vendin e djegur. Mbajeni për 5-10 minuta. Ajo do të minimizojë dhimbjen dhe do të zbusë djegien. Kjo metodë u zbulua gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat britanike.

 

Veshët e bllokuar

Me anë të një thike të vogël hiqni bulbin i qepës dhe vendoseni në fillim të kanalit të veshit. Kujdes, mos e shtyni shumë brenda. Më pas lëreni të qëndrojë gjatë natës, kur të zgjoheni dylli do të zbutet dhe do të jetë shumë e lehtë të hiqet.

 

Eliminon toksina nga trupi

Hani herë pas here një qepë të freskët para së të flini gjumë. Siç e dini gjatë natës organizmi filtron toksina në mënyrë natyrale dhe qepa është një simulant shumë i mirë i këtij procesi.

 

Kundër pickimit të bletëve dhe grerëzave

Këto pickime mund të jenë shumë të rrezikshme, veçanërisht në qoftë se jeni alergjikë ndaj këtyre insekteve. Mos u frikësoni në një situatë si kjo. Merrni menjëherë një qepë të shtypur ose të grirë në rende dhe vendoseni në zonën e pickuar.

 

Normalizon temperaturën e trupit

Nëse keni temperaturë të lartë trupore prisni një qepë në copa të vogla dhe të vendoseni atë në çorape. Kjo është mënyra më e mirë natyrore për të ulur temperaturën. Kjo këshillë vlen edhe për fëmijët e vegjël.

© ZHURNAL 05.05.2019, 10:52 | L.E. | 1,790 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."