Orkestra e të Rinjve të Kosovës fiton vendin e parë në Belgjikë
kulture
Orkestra e të Rinjve të Kosovës fiton vendin e parë në Belgjikë

Orkestra e të Rinjve të Kosovës fiton vendin e parë në Belgjikë

Orkestra e të Rinjve të Kosovës të mërkurën ka udhëtuar drejt Belgjikës për të përfaqësuar për të dytën herë Kosovën në Festivalin Evropian Muzikor të të Rinjve, në Neerpelt. Para dy vjetësh në mesin e 200 shteteve, falë punës së instrumentistëve të rinj së bashku me dirigjentin dhe drejtorin, Kushtrim Gashi, ky formacion ishte kthyer me çmimin e dytë në kategorinë e orkestrave simfonike.

Ndërsa kësaj radhe, Orkestra e të Rinjve të Kosovës ka fituar vendin e parë në Festivalin EMJ të Belgjikës.

Të rinjtë e Kosovës janë përballur me mbi 200 nivele të ndryshme të orkestrave nga e gjithë bota.

Orkestrat jonë është prezantuar me një program prej 25-minutash me veprat si: ’Albanian Overture’ nga Hajrullah Syla, ‘Valle hungareze 5 dhe 6’ nga Johannes Brahms dhe ‘Simfonia nr.8’, koha e parë të Franz Schubertit. /KultPlus.com

© ZHURNAL 05.05.2019, 11:00 | L.E. | 646 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."