Pitalka greke
receta
Pitalka greke

Pitalka greke

Përbërësit

380 gr miell

160 ml ujë

120 ml qumësht

10 gr tharm buke

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë e vogël sheqer

1 lugë e vogël kripë

 

Udhëzimet

Hapi 1

100 gr miell bëjini bashkë me tharmin e bukës, sheqerin, qumështin, ujin e kripën.

 

Hapi 2 

Trazojini mirë e më pas shtojani pjesën e mbetur të miellit.

 

Hapi 3

Punojeni brumin derisa të fillojë të ndahet nga ena e më pas mbulojeni e lëreni të pushojë/fermentohet.

 

Hapi 4 

Brumin e fermentuar ndajeni në 8 pjesë dhe lëreni të pushojë edhe 15 minuta të tjera.

 

Hapi 5 

Më pas tëhollojini/hapini hollë dhe piqini në tigan pa yndyrë në të dyja anët.Ju bëfshin mirë./meshije.com

© ZHURNAL 05.05.2019, 11:03 | L.E. | 1,714 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."