Tavë mishi me perime
receta
Tavë mishi me perime

Tavë mishi me perime

Përbërësit 

1 kg mish pule

500 gr patate

2 karrota

2 qepë

100 ml vaj

200 ml ujë

1 lugë gjelle mëlmesa

magdanoz

kripë dhe piper i zi

 

Udhëzimet

Hapi 1

Furrën ngroheni në 200 gradë.

 

Hapi 2

Qepën grijeni në thela të holla, shtojani mëlmesat e vajin, përziejini mirë e vendosini në fund të tavës.

 

Hapi 3

Sipër tyre shtroni mishin e larë e prerë, patatet e qëruara e karrotat.

 

Hapi 4

Sipër tyre hidhni kërpudhat shampinjonë të paprera.

 

Hapi 5

Pastaj tek uji hidhni kripë, piper, magdanoz e mëlmesa të tjera sipas dëshirës. Këtë përzierje hidhjani sipër perimeve e mishit.

 

Hapi 6

Mbulojeni me folie alumini e vendoseni në furrë derisa të piqen mishi e perimet.

 

Hapi 7

Shërbejeni të ngrohtë të shoqëruar me sallatë sezonale./Ju bëftë mirë.

© ZHURNAL 05.05.2019, 14:05 | L.E. | 1,308 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."