“Grushti i shtetit ne Malin e Zi dhe operacion i fshehtë i GRU-së ruse”
opinion
“Grushti i shtetit ne Malin e Zi dhe operacion i fshehtë i GRU-së ruse”

“Grushti i shtetit ne Malin e Zi dhe operacion i fshehtë i GRU-së ruse”

Kristo Muzaka

Të gjithë kujtojnë kohën e Luftës së Ftohtë e cila konsiderohet “old fashion” dhe në periudhën në vazhdim  shtetet filluan të përdorin metoda jo konvencionale, soft poëer, përhapjen e kulturës, investime, aktivitet kulturore etj.  Vendin e luftës së ftohtë që prej 1990 e deri në 2014 e zuri pak nga pak influenca për të rritur prestigjin, përhapur modelin e vet përdorur. Gjithçka duket se ndryshoi me pushtimin e Krimesë, luftrat, trazirat në Ukrainë por duket se edhe Ballkani nuk është jashtë kësaj loje të rëndë  të pasardhësve të Carit të Madh, që asgjë nuk i lidh me të përveç gjuhës dhe dëborës së ftohtë.

Ne analistët, gazetarët  e fushës shikojmë faktet, ngjarjet, eventet dhe e vërteta është krejt ndryshe, ku “Lufta e Ftohtë” është thjesht një mirazh ndërsa i ashtuquajtur mbarim i saj nuk është gjë tjetër veçse ndërrim i lëkurës por zakoni vazhdon ai i njëjtë por këtë herë akoma me agresiv.

Në 10 vjecarin e fundit Rusia edhe pse vazhdon të proklamohet e pafajshme dhe mundohet të pasqyrojë diçka që nuk mund të fshihet, Rusia i është rikthyer veprimeve agresive ose ndoshta nuk ka hequr kurrë dorë prej tyre që prej Luftës së Dytë Botërore.

Statistika dhe matematika nuk janë kurrë thjesht opinion dhe ngjarjet flasin vetë:

Në 2014 pushtimi i Krimesë, agresioni  i territorit të Ukrainës;

Agresionet e vazhdueshme në Kufirin detar e tokësor të Ukrainës;

Grushti i shtetit  në 2016 në Malin e Zi i dha dorën përfundimtare dhe hoqi çdo dyshim: Rusia i ka harruar metodat soft poëer por ka kaluar në atë që e njeh më mirë: arti i luftës jo luftë e ftohtë por veprime shumë të nxehta që kulmuan me një grusht të dështuar shteti, të një shteti si Mali i Zi që ndodhet me mijëra kilometra larg Kremlinit.

- Agresioni ndaj Austrisë, ku ish koloneli austriak u arrestua për spiunazh në favor të Rusisë;
- Rasti i pjesëtarëve të GRU në Greqi në 2018, ku u dëbuan për veprime që cënojnë sigurinë e një vendi të B.E-së.

© ZHURNAL 05.05.2019, 22:13 | B.M. | 6,339 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."