Tregu i orëve të mençura vazhdon të rritet
teknologji
Tregu i orëve të mençura vazhdon të rritet

Tregu i orëve të mençura vazhdon të rritet

Tregu i orëve të mençura ka vazhduar të rritet gjatë viteve të fundit. Counterpoint Research vlerëson se livrimi i orëve të mençura është rritur me 48 për qind në vit gjatë tremujorit të parë të vitit 2019 (që paraqet një sezon goxha të qetë), raporton Engadget.

Apple Watch është duke udhëhequr në treg me 35.8 përqind, me ç’rast livrimi i orëve nga kompania e ka arritur një rritje prej 49 për qind gjatë krahasimit me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, rivalët e Apple kanë arritur gjithashtu sukses në këtë segment të tregut, dhe atë një rritje që nuk e kanë regjistruar për një kohë të gjatë.

Samsungu po kthehet në formë nëpërmjet modelit Galaxy Watch ndërsa liferimi i kompanisë e ka shënuar një rritje prej 127 për qind, duke ia mundësuar prodhuesit të Koresë së Jugut që ta mbajë 11.1 për qind të tregut. Fitbit gjithashtu vazhdon të depërtojë dhe tani e mban 5.5% të tregut. Watch GT i Huawei u shpagua pasi që kompania nga një pjesëmarrje pothuajse jo-ekzistente në treg u rrit në 2.8 për qind, shkruan KOHA Ditore.

Është interesante se prodhuesit si Fossil, Garmin, Amazfit dhe Imoo, e kishin një rënie në tregun e orëve të mençura. Megjithatë, të dhënat tregojnë se shumica e prodhuesve të mëdhenj janë në rrugë të duhur.

© ZHURNAL 06.05.2019, 10:33 | L.E. | 782 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."