Dalin imazhet e Qendrës së Kulturës dhe Artit, në Kinë, nga “Zaha Hadid Architects”
kulture
Dalin imazhet e Qendrës së Kulturës dhe Artit, në Kinë, nga “Zaha Hadid Architects”

Dalin imazhet e Qendrës së Kulturës dhe Artit, në Kinë, nga “Zaha Hadid Architects”

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe Artit “Changsha Meixihu” , e projektuar nga arkitektët e Zaha Hadid-it, në Kinë, tashmë është afër përfundimit.

Imazhet më të reja tregojnë më detajisht se si duket ky kompleks kulturorë 115 metërsh katror.

Objekti i vendosur pranë liqenit Meixi në Changsha, të Kinës, përmbanë  një teatër, një muze të artit bashkëkohor dhe një hapësirë që mund të përdoret për qëllime të ndryshme, transmeton Ndërtimi.info.

“Duke i nderuar vlerat e funksionalitetit, elegancës dhe inovacionit, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe Arteve të Liqenit të Changshas, Meixi synon të bëhet nyja e re kulturore dhe qytetare për qytetin e Changshas, si dhe destinacion global kulturor”, kishte deklaruar studio e arkitekturës në përshkrimin e objektit.

Fotot zbulojnë se pjesa e jashtme e secilës ndërtesë në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës dhe Artit Changsha Meixihu ka përfunduar, duke paraqitur detajet e fasadave mahnitëse, me ngjyrë të bardhë.

Pjesa kryesore e kompleksit është teatri i madh, i cili do të jetë “vendi më i madh i performancës në qytet” dhe do jep shfaqje për rreth 1 mijë e 800 njerëz.

Ndërkohë, teatri i vogël ka kapacitet maksimal për 500 ulëse.

Objekti tashmë ka është ndër projektet më unike të qytetit Changshas.

© ZHURNAL 06.05.2019, 10:53 | L.E. | 871 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."