Aksident në Kumanovë, vetura përplaset në një pemë
kronika
Aksident në Kumanovë, vetura përplaset në një pemë

Aksident në Kumanovë, vetura përplaset në një pemë

Kumanovë, 6 maj- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditë së djeshme rreth orës 17:30 në rrugën magjistrale Kumanovë- pikën kufitare Pelincë, ku vetura e tipit "Seat Ibiza" me targa të Bullgarisë, drejtuar nga I.D.(42) nga Kumanova, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një pemë, transmeton Zhurnal. 

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë bashkëudhëtarja J.N., përderisa shoferi I.D. dhe bashkëudhëtari D.D. kanë marrë lëndime të lehta trupore. 

Që të tre me automjetin e ndihmës së shpejtë janë dërguar në spitalin e Kumanovës. Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet SPB Kumanovë. 

© ZHURNAL 06.05.2019, 11:42 | L.E. | 1,259 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."