Rizoto me fileto viçi
receta
Rizoto me fileto viçi

Rizoto me fileto viçi

Përbërësit

300 gr oriz Arborio

300 gr fileto viçi

100 gr Parmigiano

1 lugë Mascarpone

1 lugë gjalpë

Lëng pule

1/2 gotë verë e kuqe

4 thelpinj hudhre

4 qepujka

1 karrotë

1 spec djegës

1 gr shafran

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

 

Udhëzimet

HAPI 1

Në fillim lajmë dhe presim hollë qepët, hudhrat, specin djegës dhe karrotën.

 

HAPI 2

Në një tigan ku kemi hedhur gjalpin shtojmë qepujkat, specin djegës, hudhrat, karrotën. I përziejmë për rreth 5 minuta, pa i lënë të marrin ngjyrë të errët.

 

HAPI 3

Shtojmë në tigan fileton e viçit të prerë në rripa dhe i lëmë të skuqen bashkë për 2 minuta.

 

HAPI 4

Pasi kemi përfituar një masë kompakte, shtojmë orizin dhe i përziejmë në zjarr të ulët për 2 minuta të tjera.

 

HAPI 5

E shuajmë me verën e kuqe dhe fillojmë shtimin e lëngut të pulës të përzier me shafranin, duke e përzier vazhdimisht për 10 minuta.

 

HAPI 6

Shtojmë mascarponen, majdanozin, Parmigianon, vajin e ullirit, kripën e piperin. I lëmë të ziejnë për 5 minuta.

© ZHURNAL 06.05.2019, 13:08 | L.E. | 1,289 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."