Apple ka ekzagjëruar jetëgjatësinë e baterisë të linjës së re të iPhone
teknologji
Apple ka ekzagjëruar jetëgjatësinë e baterisë të linjës së re të iPhone

Apple ka ekzagjëruar jetëgjatësinë e baterisë të linjës së re të iPhone

Apple po ekzagjeron jetëgjatësinë maksimale të baterisë të iPhone-ëve të tyre, sipas një raporti të ri nga Which?, një grup advokimi i bazuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Which?  tha se në testimet e nëntë modeleve të iPhone, gjeti se të gjithë ata kanë jetëgjatësi më të vogël të baterisë, prej 18% deri në 51%.

Shkelësi më i madh i grupit ishte iPhone XR, për të cilën Apple pretendonte se do të zgjaste 25 orë.

Testimet e Which? megjithatë, zbuluan se bateria e telefonit zgjati vetëm 16 orë dhe 32 minuta, për një mospërputhje prej 51%.

Rezultatet për iPhone XR janë të habitshme, duke qenë se jeta e baterisë konsiderohet të jetë një nga pikat e forta të pajisjes në rishikimin e saj nga njohësi i telefonisë mobile, Julian Chokkattu.

Telefoni inteligjent gjithashtu ofroi performancë të shkëlqyeshme dhe një  kamerë të mirë për çmimin e ultë, krahasuar me iPhone XS dhe iPhone XS Max.

Which? gjithashtu gjetën mospërputhje me pretendimet e jetës së baterisë të telefonave HTC, megjithëse jo aq sa dallimet tek vlerësimet e Apple.

Koha mesatare e bisedimeve e HTC-së për disa telefona të mençur thuhej të ishte 20.5 orë, por në teste zgjatën vetëm mesatarisht 19.6 orë, një ndryshim prej 5%./Telegrafi/

© ZHURNAL 06.05.2019, 15:08 | L.E. | 609 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."