Fillon prodhimi i Mercedes EQC
auto
Fillon prodhimi i Mercedes EQC

Fillon prodhimi i Mercedes EQC

Mercedes-Benz filloi prodhimin e një SUV-i elektrik në Bremen dhe hapi mundësinë e porosive për blerjen e këtij modeli.

Fjala është për EQC 400 4MATIC, i cili ka një autonomi prej mbi 400 kilometra dhe Mercedesi pretendon se konsumi i saj mesatar është rreth 20 kWh për 100 km pa emetimin e gazrave të dëmshme.

EQC 400 4MATIC, po ashtu, ka dy motorë elektrikë me 408 kuajfuqi në total, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë për 5.1 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar në 180 km/h.

Bateria litium-jon e këtij SUV-i ka kapacitet prej 80 kWh dhe për 40 minuta mund të mbushet deri në 80 %.

Çmimi fillestar i Mercedes-Benz EQC 400 4MATIC është 71.281 euro, ose 8.600 euro më lirë se Audi E-Tron.

Gjithashtu, kujtojmë se Daimler ka investuar një miliard euro në prodhimin e baterive në Dresden./ksp

© ZHURNAL 06.05.2019, 21:21 | L.E. | 920 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."