Këto shprehi ua dëmtojnë veshkat
medicina
Këto shprehi ua dëmtojnë veshkat

Këto shprehi ua dëmtojnë veshkat

Veshkat gjenden menjëherë poshtë brinjëve dhe sigurojnë se trupi është i balancuar në të gjitha mënyrat – proces i quajtur hemostaza.

Por filtrimit të gjakut roli i veshkave është absorbimi i mineraleve nga ushqimet që i konsumojmë, lirimi i hormoneve dhe detoksikimi i trupit përmes urinës, transmeton Klan Kosova.

Dëmtimi i veshkave ani se nuk ka simptoma të hershme është shumë i serioz dhe i rrezikshëm, e për këtë është mirë që t’i shmangni disa shprehi që ua dëmtojnë veshkat.

Hidratimi

Shumë e rëndësishme është që trupi juaj të jetë i hidratuar në mënyrë që funksioni i veshkave të vazhdojë normalisht. Nëse pini ujë pak mund t’i dëmtoni seriozisht veshkat ndërsa konsumimi i bollshëm i ujit zvogëlon infeksionet në traktin urinar.

Ushqimet me sasi të lartë të sodiumit

Ngrënia e ushqimeve me sasi të lartë të sodiumit shton rrezikun e dëmtimit të veshakëve, shtypjen e lartë të gjakut, ënjtë të duarve dhe këmbëve.

Mishi i kuq

Konsumimi i rregullt i mishit të kuq bën veshkat më të prira që të dëmtohen, kjo për arsye të toksinave si nitrogjeni dhe amoniaku që gjendet në mish të kafshëve.

Mbajtja e urinës

Sigurisht se në raste të caktuara ju ka ndodhur që të mbani urinën, e kjo shprehi ua dëmton veshkat pasi rrit rrezikun e infeksioneve urinare.

Ushqimet dhe pijet e ëmbla

Konsumimi i tepërt i ushqimeve dhe pijeve të ëmbla mund të shpijë në zhvillim të tipit 2 të diabetit, i cili eventualisht shpie në dëmtim të enëve të gjakut dhe veshkave.

© ZHURNAL 06.05.2019, 21:24 | L.E. | 2,310 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."