Në Shkup do të promovohen Romanet nga Luan Starova të botuara në gjuhën Kroate
kulture
Në Shkup do të promovohen Romanet nga Luan Starova të botuara në gjuhën Kroate

Në Shkup do të promovohen Romanet nga Luan Starova të botuara në gjuhën Kroate

Shkup, 6 maj - Në sallën solemne të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Veriore – ASHAMV më 9 maj 2019 në orën 12:00 do të mbahet promovimi i katër romaneve të botuara në gjuhën kroate nga akademiku Luan Starova. Për këto romane dhe për sagën letrare ballkanike do të flet prof.d. Elizabeta Sheleva dhe akademiku Ferid Muhiq.

Ka kaluar rreth dy dekada që nga publikimi i romanit të kultit Luan Starova në Zagreb, ‘Koha e dhive në edicionin reprezentativ të “Hit-romaneve”,të përkthyer nga përkthyesi i njohur kroat Mate Maras. Romani i botuar me parathënien e Edgar Moren, u pranua nga kritikët letrar kroat. Botuesi Tim-Press, përveç këtij interesi, publikoi në një libër të përbashkët Koha e Dhive – Kthimi i Dhive(përkthyer nga Borislav Pavlovski).Botuesi Tim-Press, më pas publikoi librin Ervehe-libër, për një nënë (përkthyer nga Zhelka dhe Spomenka Demnievska) dhe organizuan një promovim në Zagreb, i cili u adresua gjithashtu nga shkrimtari i famshëm në rajon, Milenko Jergovic. Pastaj autori me romanin Ervehe u paraqit në një Panair të veçantë të njohur të Librit në Pula dhe romanin e katërt të Luan Starovës ‘ Dashuria e Gjeneralit dikurë në Zagreb nga i njëjti botues.

Botuesi në Zagreb nuk bën përjashtim kur është fjala për botimin serik të romaneve Saga ballkanike nga Luan Starova . Kështu, në Paris janë botuar pesë romane saga e Ballkanit, në Sofje pesë, katër në Turqi, SHBA dhe Itali tre romane dhe kështu me radhë. Dhe jo vetëm këto,për këto romane të sagës Ballkanike janë mbrojtur disertacione të doktoraturës, janë shkruajtur monografi, ndërsa kanë shkruar edhe kritikë dhe mendimtarë, si Edgar Morin, Moris Druon, Predrag Matvejeviq, Alen Boske, Vassili Vasilikos, Anton Donçev, Ismail Kadare dhe të tjerët. Në kritikën letrare parisiene, veprat romaneske të sagës Ballkanike të Luan Starovës,, janë vlerësuar tek romanet e mëdha evropiane. ”

© ZHURNAL 06.05.2019, 22:00 | T.E. | 1,085 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."