18 të lënduar në 16 aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup 
kronika
18 të lënduar në 16 aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup 

18 të lënduar në 16 aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup 

 

Shkup, 7 maj- Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 16 aksidente rrugore në të cilat një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 17 të tjerë janë lënduar më lehtë, njofton SPB Shkup, transmeton Zhurnal. 

Janë sanksionuar edhe 4 shoferë të cilët kanë drejtuar atumojetin para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjetin, një shofer për kalimin në udhëkryq në dritë të kuqe. 

Janë sanksionuar edhe 14 shoferë për parkim të paligjshëm, ndërsa me ndihmën e automjetit special "karrotrec" janë larguar 10 automjete. 

© ZHURNAL 07.05.2019, 10:17 | L.E. | 604 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."