Suzuki Swift Sport vjen në edicion të ri të veçantë
auto
Suzuki Swift Sport vjen në edicion të ri të veçantë

Suzuki Swift Sport vjen në edicion të ri të veçantë

Suzuki vetëm për blerësit në Holandë ka përgatitur edicionin e ri të veçantë të Swift Sport, i cili do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 30 kopjeve.

Ky model i veçantë quhet Swift Sport Katana dhe është në dispozicion me motor benzinë 1.4-litër Boostjet Turbo me kapacitet prej 103 kW/140 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky Swift Sport i ri shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 8.1 sekonda dhe atë maksimale deri në 210 km/h.

Përveç motoçikletës Katana e cila është prezantuar vitin e kaluar nëpër panaire me ngjyrë të kombinuar (zi e gri), ashtu edhe Swift Sport Katana vjen me kombinimin e njëjtë të ngjyrës. Kjo përfshinë ngjyrën gri metalike të veturës në kontrast me disa elemente me ngjyrë të zezë.

Gjithashtu, vjen me shiritin e zi në pjesën e përparme, kornizën e kuqe të maskës së përparme, grafite në pjesën anësore, si dhe me set të ri të rrotave 17-inç “OZ Racing” nga alumini. Po ashtu, në dispozicion janë edhe rrotat prej 18-inç.

Sa i përket interierit, ai përbëhet nga lëkura me ngjyrë të zezë (ulëset, timoni, doreza e marshit), në kontrast me disa detaje me ngjyrë të kuqe e disa të tjera me ngjyrë të zezë “Piano”, si dhe nga mbishkrimi “Katana” në timon.

Ndërsa sa i përket çmimit, Suzuki Swift Sport Katana në Holandë kushton 28.999 euro.

© ZHURNAL 07.05.2019, 10:31 | L.E. | 922 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."