Mish me perime
receta
Mish me perime

Mish me perime

Përbërësit

500 gr mish viçi të freskët

2 patate

1 qepë

1 kungull

1 spec të kuq

1 spec jeshil

1 karrotë

Vaj ulliri

Kripë

Piper

 

Udhëzimet

HAPI 1

Lajmë dhe pastrojmë mishin, patatet, qepën, specat dhe karrotën.

HAPI 2

Mishin e viçit e presim në pjesë jo shumë të mëdha dhe e vendosim në një tenxhere me pak vaj ulliri.

HAPI 3

Ndezim zjarrin dhe vendosim tenxheren. Përziejmë mishin me vajin e ullirit, derisa mishi të jetë skuqur pak.

HAPI 4

Presim në fillim qepën dhe specin në kubikë të vegjël, dhe më pas kungullin, karrotën dhe patatet.

HAPI 5

Shtojmë kripë dhe piper, e më pas të gjitha perimet. I përziejmë derisa të marrin pak ngjyrë.

HAPI 6

Shtojmë përsëri kripë, piper dhe ujë, aq sa të mbulohen përbërësit.

HAPI 7

I lëmë të ziejnë deri në momentin që shohim se janë lidhur bashkë./renatomekolli.com

© ZHURNAL 07.05.2019, 14:14 | L.E. | 1,058 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."