Supë kremoze me perime
receta
Supë kremoze me perime

Supë kremoze me perime

Përbërësit

1 qepë e kuqe

2 lugë gjelle gjalpë

2 filxhanë perime të përziera 

2 lugë gjelle miell

1 l lëng pule

125 ml ajkë për gatim

kripë dhe piper i zi

 

Udhëzimet

Hapi 1

Qepën e grirë imët dhe perimet e përzgjedhura skuqini në gjalpë. Shtoni miellin dhe lëngun e pulës dhe lërini të ziejnë të gjitha bashkë për 20-30 minuta.

 

Hapi 2

Shtoni kripë e piper sipas dëshirës.

 

Hapi 3

Më pas të gjitha bluajini në blender, shtoni ajkën për gatim, miksojeni edhe një herë dhe shërbejeni.Ju bëftë mirë./meshije.com

© ZHURNAL 07.05.2019, 11:08 | L.E. | 609 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."