Shkodran Tolaj sjell projektin “Bota e vjetër”
kulture
Shkodran Tolaj sjell projektin “Bota e vjetër”

Shkodran Tolaj sjell projektin “Bota e vjetër”

Tenori Shkodran Tolaj, njihet si zë i rrallë i muzikës klasike po dhe tradicionale.Është identifikuar si zë i përvjetoreve të mëdha, 10 vjetorit të shtetit të Kosovës, 20 vjetorit të Adem Jasharit, këngëtari i parë i himnit të Kosovës. Tolaj vazhdimisht sjell projekte te reja dee shquhet për punë profesionale.

”Bota e vjetër” është projekti i fundit që vjen si urim për të gjithë besimtarët në muajin e shenjtë të Ramazanit, version ky shumë origjinal i një kënge tradicionale por që ka marrë nivel me të lartë profesional krahasuar me interpretimin e këngëtarëve tjerë popullor duke marrë parasysh dhe orkestrimin modern bërë nga mjeshtri Riza Dolaku.

Xhirimet janë bërë në vende shumë të bukura të Kosovës, respektivisht në Dukagjin dhe te xhamia e njohur e Hadumit në Gjakovë.Shkodrani thotë që pas shumë këngëve për atdhe, kam për borgj një këngë zotit që krijoi njerëzimin dhe tokën tonë, që mundëson paqen, mirëqenien dhe ekzistencën e botës.

© ZHURNAL 07.05.2019, 12:04 | B.M. | 2,449 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."