Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, një person po lufton për jetë
kronika
Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, një person po lufton për jetë

Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, një person po lufton për jetë

Tetovë, 7 maj- Mbrëmë rreth orës 20.00, në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të kryqëzimit me rrugën për në fshatin Leshkë, ka ndodhur aksident trafiku në të cilën kanë marrur pjesë dy vetura edhe atë: vetura e tipit ,,Daevu Tiko,, me targa të Shkupit, e drejtuar nga 40 vjeçari Sh.I. nga fshati Dëbërcë e Tetovës dhe vetura e tipit ,,Golf,, me targa të Tetovës, e drejtuar nga 64-vjeçari M.P. nga fshati Tearcë.

Në këtë aksident, vozitësi i veturës ,,Tiko,, ka marur lëndime të rënda trupore, dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, si rast urgjent me autoambulancë menjëherë është transferuar në Kompleks klinikat ,,Nënë Tereza,, në Shkup.

Inspektim komplet në vendin e ngjarjes, kanë kryer ekipi i Sektorit për punë të brendshme Tetovë.

© ZHURNAL 07.05.2019, 13:00 | L.E. | 3,706 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."