Ndërron jetë një foshnjë nëntë muajshe në Shtip
kronika
Ndërron jetë një foshnjë nëntë muajshe në Shtip

Ndërron jetë një foshnjë nëntë muajshe në Shtip

Në Stacionin policor-Shtip herët në mëngjes, në orën 3:05, nga ana e ekipit të Ndihmës së shpejtë mjekësore është paraqitur se në rrugën “Zhelezniçka” ndodhet një foshnje e vdekur nëntëmuajshe.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova informoi se nga ana e nëpunësve policorë në SPB-Shtip është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se ditën e njejtë rreth orës 3:00, 32-vjeçarja E.M., nënë e foshnjës, ka vërejtur se foshnja nuk ka shenja jete prandaj ka thirr ekipin e Ndihmës së shpejtë, ndërsa nga ana e tyre është konstatuar vdekja.

Nga biseda me nënën e foshnjës dhe vjehrrit të saj A.M. kanë kuptuar se foshnja mbi një javë ka qenë e sëmurë, por të nejjtit nuk e kanë dërguar në spital por e kanë mjekuar në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit themelor publik nga Shtipi, trupi i foshnjës së vdekur është dërguar në obduksion

© ZHURNAL 07.05.2019, 14:41 | Z.H. | 1,169 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."