Është zhdukur një grua 48 vjeçare nga Përshevca e Tetovës, familja apelon për ndihmë
kronika
Është zhdukur një grua 48 vjeçare nga Përshevca e Tetovës, familja apelon për ndihmë

Është zhdukur një grua 48 vjeçare nga Përshevca e Tetovës, familja apelon për ndihmë

Tetovë, 7 maj - Familja e 48 vjeçares Xhemile Hasani nga Pershevca e Tetovës apelon qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e saj duke pasur parasysh se më 6 maj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Ajo është me çrregullime mendore, ndërsa nga shtëpia është larguar mbrëmë rreth orës 21.

“Rasti është paraqitur edhe në policinë e Tetovës. Vëllai i gruas ka përmendur lokacionet ku është e mundur që personi të shkojë dhe ndërmerren masa për gjetjen, informojnë nga SPB Tetovë. Nga familja apelojnë nëse dikush e takon ose e njeh të paraqitet në numrat e telefonit 044/384-308 apo 075/451-512.

© ZHURNAL 07.05.2019, 20:25 | T.E. | 7,328 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."