Gjyveç në furrë
receta
Gjyveç në furrë

Gjyveç në furrë

Përbërësit

 

6 patate

250 gr mish i bluar

1 ½ filxhan oriz

1 qepë e kuqe

1 karrotë

mëlmesa

kripë dhe piper i zi

1 kanaçe domate të copëtuara

1 lugë gjelle pure domatesh

 

Udhëzimet

Hapi 1

Karrotën e grirë kaurdiseni në një enë të thellë. Shtoni mishin, piperin e mëlmesat.

 

Hapi 2 

Pasi të jetë kaurdisur mishi, shtoni domatet e konzervuara dhe purenë e domates.

 

Hapi 3 

Patatet qërojini dhe pritini në thela.

 

Hapi 4 

Thelat e patateve renditini në një tavë e sipër tyre shtroni orizin e shpëlarë dhe kriposeni.

 

Hapi 5 

Sipër orizit shtroni mishin e kaurdisur e sipër tij sërish shtroni një shtresë me thela patatesh.

 

Hapi 6

Hidhni ujë tek tava e mbulojeni me folie alumini.

 

Hapi 7 

Vendoseni të piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta.Ju bëftë mirë./meshije.com

© ZHURNAL 08.05.2019, 13:20 | L.E. | 1,150 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."