Çfarë fati, shoferi i autobusit ndërron jetë sapo ndalon për pauzë në Strazhë
kronika
Çfarë fati, shoferi i autobusit ndërron jetë sapo ndalon për pauzë në Strazhë

Çfarë fati, shoferi i autobusit ndërron jetë sapo ndalon për pauzë në Strazhë

Strazhë, 8 maj - Mbrëmë rreth orës 22:15, në stacionin policor në Gostivar është paraqitur se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në vendin e ashtuquajtur "Strazhë", ka ndëruar jetë 37 vjeçari G.D nga Shkupi, shofer i autobusit "Mercedes" me targa të Shkupit, transmeton Zhurnal.

Pasi autobusi ka ndaluar për pauzë në Strazhë, shoferit G.D i është përkeqësuar gjendja dhe është rëzuar, kështu që mjekët nga ndihma e shpejtë kur kanë arritur kanë konstatuar vdekjen.

Prokuror Publik dhe ekip nga stacioni policor në Gostivar kanë kryer ekspertizë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i G.D i është dorëzuar familjes./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 08.05.2019, 11:52 | Z.H. | 49,217 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."