Sallatë pule
receta
Sallatë pule

Sallatë pule

Përbërësit

300 gr file pule

2 domate

2 tranguj

1 sallatë e gjelbër

1 lugëz mustardë

vaj

lëng limoni

kripë dhe piper i zi

 

 

Udhëzimet

 

Hapi 1

Mishin lajeni, priteni sipas dëshirës dhe skuqeni në vaj.

 

Hapi 2 

Trangujt e domatet pritini, sallatën lajeni, thajeni e priteni.

 

Hapi 3

Më pas këto bashkojini me mishin e skuqur të pulës.

 

Hapi 4

Mustardën bashkojeni me vajin, shtoni lëngun e një limoni, kriposeni e piperoseni.

 

Hapi 5

Këtë salcë hidheni mbi sallatën e përgatitur dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë./meshije.com

© ZHURNAL 09.05.2019, 11:43 | L.E. | 914 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."