Shkup, në 13 aksidente lëndohet rëndë një çiklist
kronika
Shkup, në 13 aksidente lëndohet rëndë një çiklist

Shkup, në 13 aksidente lëndohet rëndë një çiklist

Shkup, 9 maj- Një çiklist ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident nga gjithsej 13 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në 8 aksidente rrugore 10 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa në 4 aksidente është shkaktuar dëm material, transmeton Zhurnal.  

Nga SPB Shkup informojnë se policia rrugore ka sanksionuar 7 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara,  5 shoferë kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, 3 shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, 3 shoferë për reshtim të ndaluar, një shoferë për paraklim të ndaluar, 4 drejtues nuk kanë mbajtuar kasketë mbrojtëse,  një shoferë i cili nuk ka përdorë rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe 10 shoferë për shfrytëzimin e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit.

Nga trafiku janë përjashtuar edhe 11 shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe 10 automjetet të paregjistruara. 

Policia ka sanksionuar edhe 8 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vizëbardhave dhe dy shoferë kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.

Janë hasur 74 automjete të parakuara në mënyrë joligjore, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 67 automjete.

 

© ZHURNAL 09.05.2019, 09:39 | L.E. | 633 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."