Last update: 22:50BallinaMarketinguImpressumKontaktZhurnal MobileFacebookRSS
Platforma MaqedoniaPlatforma KosovėPlatforma Shqipėri
02.09.2014   -   20:09
Ndihma ushtarake pėr Ukrainėn, konflikt bėrthamor Rusi - NATO
02.09.2014   -   16:08
Estonia kėrkon baza tė pėrhershme NATO-s nė territorin e saj
02.09.2014   -   15:18
Ahmeti takohet me diplomatin gjerman: Integrimi mbetet priorotet i lartė i BDI-sė
MEDICINA
Vaksinimi ēfarė ėshtė, kur dhe ku duhet bėrė?
Nga Edmond Islami

Tė gjithė ata prindėr tė cilėt i ka gėzuar Zoti me njė pasardhės bėjnė tė mundurėn dhe tė pamundurėn pėr tė patur njė fėmijė sa mė tė shėndetshėm dhe mė me pak probleme shėndetėsore. Ēdo njeri qe lind, rritet dhe zhvillohet e nė fund do tė vdesė.

Por ne, ngarkohemi me gjėrat tė cilat i kemi nė dorė dhe qė mund tė pėrshpejtojnė vdekjen, si tė tillė duhet tė mundohemi t’i shmangim kėto sipas mundėsive qė na krijohen. Disa njerėz mund tė kenė risk njė aksident, tė tjerėt duke punuar, njė pjesė duke abuzuar mė drogė me alkool, me duhan, disa nga sėmundja etj. Ēėshtja ėshtė si t’i shmangim kėto faktorė qė janė “katalizatorėt” pozitivė pėr humbjen e jetės. Vdekja e njeriut shėnon dhe fundin e aktivitetit qelizor, fizik, ku sot, shkaku kryesore i saj ėshtė sėmundja.

Sado tė evoluojė shkenca mjekėsore ėshtė e pamundur tė bėjė njė ndėrhyjė pėr zgjatjen e jetės kur ajo ka arritur nė pikėn kritike fundore vitale, apo deri diku nuk mund tė ndėrhyjė ne ndryshimin e etapave te saj. Pėrgjegjėsia pėr tė ngarkohet nė krijimin e faktorėve dhe mėnyrave qė zvogėlojnė apo shuajnė pėrshpejtimin e vdekjes. Mė pėrpara kur shkenca farmaceutike ishte jo nė nivelet e duhura pėr tė parandaluar apo shėruar sėmundje tė ndryshme, njerėzit vdisnin jo vetėm pa ditur shkakun e vdekjes, por dhe pa e trajtuar atė edhe pse ishte shfaqur si sėmundje nė organizmin e tij. Kujtojmė kėtu sėmundjet infektive si sėmundja e lisė, tetanosi, kolera, TBC , tifoja, kolla e mirė (pertusis) etj, qė kanė marrė mijėra jetė njerėzish pėr arsye se nuk gjendej njė parandalues i tyre e aq mė tepėr mjekuesit.

Sot njė gjė e tillė na ėshtė mundėsuar falė arritjes sė fushės sė farmaceutikės qė disponon medikamente parandaluese dhe trajtuese tė shumė sėmundjeve.
Njė ndėr kėto inhibues tė mėdhenj tė sėmundshmėrisė dhe reduktues tė problemeve shėndetėsore janė sigurisht vaksinimet e fėmijėve e sidomos bėrja e tyre nė kohėn e duhur. E ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė kjo, kur mund tė bėhet dhe si? Vaksinimet tė njohura ndryshe nga shkenca mjekėsore si imunoterapia aktive konsiston nė stimulimin e mekanizmave specifike tė mbrojtjes humorale dhe qelizore. Ato japin njė mbrojtje jo imediate por qė ėshtė shumė e gjatė deri nė muaj dhe vite.
Ka pėr synim qė tė parandalojė shfaqjen e sėmundjeve tė ndryshme infektive nė grupe tė caktuara popullatash apo nė individė tė veēantė.

Ndryshe nga imunoterapia pasive qe ka te beje me injektimin e imunoglobulinave humane, pra seroterapia, qė jep njė mbrojtje imediate por qė ėshtė e pėrkohshme, e lidhur kjo me jetėn e antitrupave pasivė tė transmetuar. Pra njė vaksinim nėnkupton injektimin e vaksinave apo toksoinave. Vaksina nė vetvete ėshtė njė suspension i mikroorganizmave tė zbutur ose tė vrarė, ose njė pjese antigjenike e tyre. Toksoidi ėshtė njė toksinė, pra njė lėndė e modifikuar bakterore tė cilat kanė pėr qėllim qė tė nxisin sistemin imunitar tė organizmit pėr tė prodhuar kundėrtrupa dhe pėrgjigje imune pėrkatėse qelizore qė tė na mbrojnė ndaj agjentit infektiv. Ky ėshtė pra imunizimi aktiv.

E thėnė me thjeshtė nėn terma popullor vaksinat mbrojnė fėmijėn nga sėmundje ngjitėse tė rėnda, e nėse fėmija ėshtė i vaksinuar trupi i tij do tė jetė nė gjendje tė luftojė sėmundjet mė tė cilat mund tė bjerė nė kontakt. Pėr ketė pėrgjegjėsia ngelet ndaj prindėrve. Ata gjithnjė duhet tė mbajnė dhe tė kontrollojnė kartonin e vaksinimit si dhe fletoren e shėndetit tė fėmijės qė ua jep kėshillimorja. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė fėmija t’i marrė vaksinat sipas kalendarit shėndetėsor, nė kohėn dhe moshėn e caktuar, nė mėnyrė qė tė ulet tek ata rreziku dhe risku i shfaqjes se njė sėmundje.

Kemi vaksinat antibakteriale qė mbrojnė organizmin nga infeksione bakteriale deri nė jetė kėrcėnuese dhe vaksinat antivirale gjithashtu tepėr tė rėndėsishme pėr jetėn e njeriut.

Se pari vaksinat antibakteriale ku antigjenet e pėrdorur mund tė jenė:

1- Baktere tė ngordhura siē ėshtė vaksina antipertusis (kollės sė mirė) dhe antitifode.

2- Baktere tė gjalla tė dobėsuara (jo patogjene) nė kultura speciale. Shembull ėshtė vaksina kundėr tuberkulozit (BCG) qė realizohet me bacilin e tuberkulozit bovin tė dobėsuar nė pasazhe sukseseve nė kulturė invitro. Imuniteti qė jep kjo vaksinė ėshtė qelizore qė ndėrmjetėsohet nga qelizat T (qeliza imunitare kėto qė maturohen nė timus).

3- Anatoksinat bakteriale qė pėrfaqėsojnė ekzotoksina tė cilat kanė humbur toksicitetin nėpėrmjet trajtimit me formol dhe nxehtėsi por jo imunogjenicitetin. Tė tilla vaksina janė anatoksinat tetanike pra kundėr tetanosit dhe ato kundėr difterisė.

4- Ekstraktet ose fraksionet e baktereve: tė tillė janė pėrdorur pėr vaksinat antikolerike pra kundėr kolerės, antipneumokoksike kundėr pneumonive tė rėnda, antimeningokoksike pra kundėr agjenteve qė infektojnė cipat e trurit, etj. Sot kjo formė po pėrdoret gjithmonė e mė tepėr duke izoluar fraksione imunogjene tė kėtyre vaksinave sa mė tė purifikuar dhe duke i konjuguar me adjuvante (substanca ndihmėse dhe nxitėse plotėsuese) imunogjene si p.sh vaksina kundėr kollės se mirė apo vaksina antihemofilike.

Se dyti vaksinat antivirale ku antigjenėt e pėrdorur mund tė jenė:

1- Viruse tė pėrafėrt me antigenicitet tė kryqėzuar dhe jo patogjenė. Shembulli ėshtė vaksina e parė e pėrdorur qė ne 1796 nga Jenner qė ėshtė vaksina e lisė. Virusi i pėrdorur ėshtė ai i lisė sė lopės qė nuk ėshtė patogjen pėr njeriun.

2- Viruse tė inaktivizuar tė tillė janė vaksina antipoliomielitike injektabel, vaksina antirabike dhe antigripale.

3- Viruse tė gjallė tė dobėsuar: avantazhi i tyre vjen nga fakti se ato persistojnė duke u replikuar nė organizėm pa prodhuar efekte patogjene. Kanė njė imunogjenicitet shumė tė fortė si vaksina dhe jetėgjatė. Tė tillė janė vaksinat e poliomielitit i Sabin (oral), i fruthit, rubeolės dhe shytave (parotitit ose “bajamet” siē njihen nga populli.)

4- Fragmentet virale qė janė vaksina e hepatitit B qe ėshtė shembulli i antigjenit sipėrfaqėsor tė purifikuar dhe tė inaktivizuar.

Nė vende tė ndryshme mund tė ketė dallime nė kalendarin e vaksinimit, por gjithnjė duhen patur pėr bazė udhėzimet e OBSH-se. Vaksinat mund tė jenė tė detyrueshme ose jo. Tė detyrueshmet pėrfshihen nė kalendarin e vaksinimit ku nė Shqipėri ėshtė njė kalendar i tille sot pėr sot qė plotėson nevojat bazė pėr mbajtjen e njė gjendje mbrojtjeje tė mjaftueshme popullatėn fėmijėrore.

Kalendari ynė i vaksinimit pra paraqet llojin e vaksinės qė fėmija duhet tė marrė nė varėsi tė moshės:
mosha

Vaksinimi

1 Nė lindje........ BCG, Hepatit viral (doza I)
2 muaj...... DTP; OPV- I; Hepatit Viral-II
4 muaj......... DTP-II; OPV-II
6 muaj........... DTP-III; OPV-III, Hepatit Viral III
12-15 muaj ....... Fruth; Rubeol e-I
18-24 muaj.......... DTP riv-I; OPV riv- I
4-5 vjeē.............. Fruth ; Rubeol riv-I
6 vjeē.......... BCG riv-I; DT riv-II; OPV riv-II
14 vjeē............. Dtriv-III
Pėr gratė shtatzėna... Nė ēdo periudhė barre njė dozė TT

Sqarime te tabeles:

1- BCG ėshtė vaksina antituberkuloz.
2- DTP ėshtė vaksina difteri-tetanoz-poliomielit
3- OPV ėshtė vaksinė orale e poliomielitit
4- DT ėshtė vaksina difteri-tetanoz

Rrugėt e marrjes se vaksinave. Vaksinat zakonisht bėhen nė njė qendėr shėndetėsore, nga njė person i trajnuar, por kėtė shėrbim mund ta kryej shumė mirė dhe njė infermier me pak eksperiencė. Vaksinat mund tė merren nė menyė orale pra nga goja, parenterale me injeksione intramuskulare dhe duhet tė kemi parasysh se ato duhet tė bėhen larg nervave dhe vazave tė gjakut.

Tek fėmijėt e vitit tė parė, vendi me i pėrshtatshėm ėshtė faqja e pėrparshme-anėsore pra anterio-laterale e kofshės dhe muskuli deltoid, njė muskul nė sup ky qė lidh pjesėn e shpatullės dhe klavikulės me krahun duke kaluar mbi artikulacionin skapullo-humoral (shpatull-krah) dhe qė pėrfundon i fiksuar nė pjesėn e mesme tė krahut. Kujdes muskujt gluteal (vithet) nuk duhet tė pėrdoren pėr injeksione pėr arsye sė ekziston rreziku i prekjes se nervit iskiatik duke u manifestuar kėshtu me iskialgji e deri nė komplikacione tė tjera tė rėnda.

Kunderindikacionet pėr vaksinim: tė gjithė personat e shėndoshe duhet te vaksinohen. Nuk mund tė vaksinohen fėmijėt me sėmundje akute me ethe, gjendje tė rėnda dhe me dėmtim tė sistemit imunitarė.
Efekte anėsore tė imunizimit aktiv. Mund tė jenė tė lehta deri nė fatale pėr jetėn. Mund tė kemi zhvillimin e sėmundjeve pas pėrdorimit tė tyre, me efekte tė alergjive tė ndryshme me shenjat pėrkatėse tė tyre deri nė njė shok anafilaktik, lokale ose sistemike, me urtikarie , ethe etj.

Nė tė tilla raste prinderit duhet te jene te interesuar pėr efektet anėsore qė mund tė vijnė nga injektimi i tyre dhe duhet tė marrė masa pėr tė evidentuar saktė kėtė efekt dhe ta trajtojė. Pėr njė rast me ethe duhet qė ta trajtoje me ulėsit e saj, si acetaminophen (paracetamoli) apo ibuprofen, kompresa nė vendin e injektimit, tė mos pėrdorė aspirinė nė njė fėmijė poshtė 14-16 vjeēar dhe mund tė kėrkojė kėshillėn e mjekut pėr raste tė cilat mund te pėrshkallėzohen me njė klinikė mė tė rėndė, pasi duhet tė bėhet njė trajtim dhe mjekim me i specializuar dhe i monitoruar plotė.
(17.690 herė i lexuar)     publikuar mė 09.06.201110:38 nga X.J.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
532
 
LAJMET E FUNDIT
Njė mėnyrė pėr tė hequr qelizat e vdekura!
Karotė dhe mjaltė kundėr akneve
Medikamenti ZMapp lufton virusin ebola
Pirja e duhanit nė mėngjes, njė rrezik i shtuar
Helmi i bletėve mund tė posedojė ilaēin kundėr virusit HIV, thonė hulumtuesit
Sytė, si tė kurojmė shikimin e dobėt
Konsumimi i domates parandalon kancerin e prostatės
Ja cilat sėmundje trajton Shega
Faktorėt qė ndikojnė negativisht nė humorin tonė
Dobitė e borzilokut
Fakte interesante mbi trupin tonė
Anticeluliti nė njė pjatė me fruta
Zhurma, sinjal stresi qė dėmton zemrėn
Obeziteti tek fėmijėt shkakton depresion
Ndikimet pozitive tė hekurit tek fėmijėt
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
6 Kėshilla si tė djegim dhjamin e barkut
Era e keqe e gojes ,shkaqet dhe mjekimi
20 sėmundjet qė shėrohen nga banania
Pema e cila do t’jua shpėtojė fytin
Hithra dhe dobite shendetsore
Ilaēi i shpejt pėr hundėn e zėnė
Lemza, sėmundja e stomakut
Kėshilla pėr tė zvogėluar stomakun
Si t’i hiqni shtresat yndyrore gjatė gjithė vitit
BIMĖT KURUSE NGA NATYRA
Pjepri i hidhur shėron tumoret mė tė rrezikshme
Pesė mėnyra pėr tė forcuar trurin
Zbulohen parazitė malarieje rezistues ndaj ilaēeve
5 hapa pėr tė mposhtur peshėn
Ushqimet pėr kujtesė mė tė mirė
Mjalte dhe kanelle kunder kolesterolit
Fakte tė ēuditshme pėr organizmin, tė cilat ndoshta nuk i keni ditur
Pse ėshtė e mirė qepa e re
BIMĖT KURUESE DHE DIKIMET E TYRE POZITIVE PĖR SHĖNDETIN E NJERIUT
A e dini pėr ēfarė ėshtė e mirė avokado?
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.
  ZHURNAL